Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali-Shqipëri, urë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian

Ibrahimaj: Partneriteti strategjik Itali-Shqipëri, urë drejt rritjes ekonomike dhe integrimit evropian

Në kuadër të mbledhjes së përbashkët ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Italisë, u nënshkrua sot memorandumi i mirëkuptimit midis Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe SIMEST S.p.A. Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e kësaj nisme për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe për mbështetjen e bizneseve shqiptare në procesin e ndërkombëtarizimit. “Italia ka qenë dhe mbetet partneri ynë strategjik më i afërt, investitori i parë dypalësh dhe ndërmjetësi kryesor ekonomik dhe institucional i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit evropian. Marrëveshja AIDA-SIMEST përfaqëson një hap konkret drejt krijimit të një ekosistemi të integruar mbështetjeje për bizneset, duke nxitur inovacionin, digjitalizimin dhe rritjen e qëndrueshme”, u shpreh ministrja Ibrahimaj. Ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se bashkëpunimi midis institucioneve si CDP (Cassa Depositi e...