Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Nën sanksione nga SHBA familjarisht, Klodiana Lala shpjegon kush është Luftar Hysa
Gazetarja Klodiana Lala flet për sanksionimin e Luftar Hysës dhe familjes së tij, nga Departamenti i Thesarit në SHBA. Lala dha detaje nga aktiviteti i dyshuar i Hysës dhe familjes së tij. “Vendimi i dalë nga Departamenti i Thesarit, që ka sanksionuar familjen e Luftar Hysës, nën dyshim se pastrojnë paratë e kartelit të Sinaloa. Mendohet se janë pastruar në disa vende, përfshirë Shqipërinë. Vëllezërit janë nga Belshi, vendosur herët në Meksikë. Luftari ka edhe pasaportë kanadeze. Sipas sanksionimit, në rastin konkret, duke u konsideruar si familje mafioze, nuk mund të ketë lëvizje të parave pa autorizimin e Departamentit të Thesarit. Luftar Hysa nuk ishte shumë i njohur, derisa u filmua duke hyrë në Kryeministri, u takua me kryeministrin. Gjatë një interviste tha se nuk...