Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Si i fshehu Balluku ankesat e kompanive dhe favorizoi turqit
Më 19 Qershor 2020, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të hapte garën ndërkombëtare për rishikimin e studimit të fizibilitetit dhe hartimin e projektit inxhinierik “Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë” me fond limit 624 milionë lekë ose 6 milionë euro. Në garën për projektimin e tunelit morën pjesë 8 kompani, nga të cilat 6 u skualifikuan automatikisht nga Ministria e Infrastrukturës, për mosplotësim kushtesh. Më tetor 2020, institucioni publik do të shpallte fitues konsorciumin e kompanive “SEED Consulting”, “InfraKonsult”, “iC Consulenten Ziviltechniker GESmbh”, “ELEA iC d.o.o” dhe “IBE d.d svetovanje, projektiranje in inzeniring”, me ofertë 618 milionë lekë ose rreth 6 milionë euro. Në garë u kualifikuan edhe bashkimi i kompanive “SWS Engineering” spa , “LLAZO” shpk dhe “NET-GROUP” me ofertë 540 milionë lekë. Kjo...