Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Quajti Fatos Nanon ‘babai’ politik/ Rama: S’e kam një bir që të më ‘vrasë’ për momentin
edi rama ITALI- Kryeministri Edi Rama ka folur për zhvillimet e fundit politike, për gjendjen brenda mazhorancës dhe marrëdhënien me ish-kryeministrit dhe liderin historik të PS-së, Fatos Nano. Në një intervistë ekskluzive për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story”, kreu i qeversisë nuk ndali të komentonte gjatë se cila është gjendja aktuale e mazhorancës, ndërsa la të kuptohet se nuk ka 'luftë' mes tyre. Sa i përket ngjarjeve të 31 tetorit, si rikthimi kryebashkiakut Veliaj në detyrë dhe ndarja nga jeta e Nanos, sipas Ramës, nuk kanë asnjë lidhje mes njëra-tjetrës. Duke iu referuar figurës së Nanos, Rama e cilësoi atë si “babin e tij politik” gjatë fjalimit të tij, ndërsa gjatë intervistës pranoi se ende “nuk e ka një bir politik që ta zëvendësojë”. Pjesë...