Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Quajti Fatos Nanon ‘babai’ politik/ Rama: Ende nuk e kam një bir politik, që të më zëvendësojë
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetarin Sokol Balla në emisionin “Real Story” në ABC News, ku ka folur për zhvillimet e fundit politike, marrëdhënien me ish-kryeministrin Fatos Nano dhe gjendjen brenda mazhorancës. Duke iu referuar figurës së Nanos, Rama e cilësoi atë si “babin e tij politik”, ndërsa pranoi se ende “nuk e ka një bir politik që ta zëvendësojë”. Në intervistë, kreu i qeverisë komentoi edhe ngjarjet e datës 31 tetor, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Erion Veliajn, hetimin e zv.kryeministres nga SPAK dhe ndarjen nga jeta të Fatos Nanos, duke theksuar se nuk sheh lidhje mes tyre dhe se shpesh “ekranet e Tiranës nuk reflektojnë realitetin e njerëzve në territor”. Sokol Balla: Më replikuat në fund të pjesës së...