Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Jetonim në të njëjtën lagje në fëmijëri”, ish-deputeti i PS-së tregon për Gilmando Danin: Ishte njeri i qetë dhe i edukuar
Ish deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri ka reaguar pas ngjarjes tragjike ku para dy ditësh afër aeroportit të Rinasit humbi jetën besniku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani dhe mbeti i plagosur, Muçi Shaljani. Valteri përmes një postimi në mediat sociale ka treguar se e njihte viktimën që në fëmijëri dhe se ai ishte ndryshe nga çfarë po thuhet ditët e fundit. Sipas ish-deputetit socialist ai ishte një njeri i qetë dhe i edukuar. “Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot. Gilmando ishte i qete, i edukuar, i respektuar dhe i dashur me te gjithe. Ishte nje djale qe te gjithe e respektonin jo nga frika, por per ate cka...