Oficeri i Policisë i dehur në timon shkakton aksident në Kamëz! AMP i vë prangat

Oficeri i Policisë i dehur në timon shkakton aksident në Kamëz! AMP i vë prangat

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar në flagrancë një inspektor të Komisariatit Nr. 5 në Tiranë, me inicialet F. L. Sipas njoftimit zyrtar, efektivi dyshohet për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt, pasi është përfshirë në një aksident rrugor në rrugën “George Bush” në Kamëz. Pas ngjarjes, inspektori iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pozitiv, duke konfirmuar se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur. NJOFTIMI: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën...