Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Pushtuesit izraelitë i vënë zjarrin xhamisë në Palestinë, djegin disa kopje të Kuranit
Izraelitët po bëhen gjithnjë e më agresivë ndaj palestinezëve. Kolonët izraelitë kanë djegur xhaminë Hajja Hamida, e cila ndodhet midis qyteteve Kafr Haris dhe Deir Istiya, në Bregun Perëndimor. Në një deklaratë, Autoriteteti Palestinez thekson se “krimi i pushtuesve përbën një shkelje të hapur të shenjtërisë së vendeve të adhurimit dhe një shprehje flagrante të racizmit të thellë që tani rregullon sjelljen e kolonëve nën kujdesin e qeverisë pushtuese”. Autorët e sulmit kanë vandalizuar xhaminë duke shkruar grafite kërcënuese dhe ofenduese ndaj palestinezëve, ndërsa kanë djegur edhe disa kopje të kuranit, librit të shenjtë të myslimanëve. Autoriteti Palestinez theksoi se ky krim përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm dhe një vazhdim të sulmeve sistematike dhe të përhapura izraelite kundër palestinezëve dhe vendeve të shenjta islamike dhe...