VIDEO/ Kaos në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur refuzon të rrijë në vendin e tij gjatë uljes së avionit, sulmon edhe punonjësit e sigurisë

VIDEO/ Kaos në një fluturim nga Ukraina në Angli, pasagjeri i dehur refuzon të rrijë në vendin e tij gjatë uljes së avionit, sulmon edhe punonjësit e sigurisë

Një pasagjer i dehur refuzoi të rrinte në sediljen e tij gjatë uljes së një avioni, duke e detyruar pilotin të bënte disa xhiro rreth Aeroportit të Bristolit. Në momentin që policia i fut në avion për ta larguar, ai filloi të sulmonte edhe oficerët. Ngjarja ndodhi në një fluturim nga Krakovi për në Bristol më 11 nëntor 2025. Videoja e filmuar nga pasagjeri tjetër  tregon burrin duke sharë, duke debatuar me ekuipazhin e dhe duke u përleshur me stafin e sigurisë që u përpoqën ta ndalonin, sipas Daily Mail. Madje në një moment, ai kthehet nga pasagjeri që e filmon dhe i tregon gishtin e mesëm. Debati u përshkallëzua kur burri filloi t’i quante personelin e sigurisë “llum” ndërsa ishte i prangosur. Pasagjerët i...