Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vodhi 7.5 ton kanabis/ Mediat gjermane: Bosi shqiptar do rrëmbehej nga mercenarët për llogari të një kryetrafikanti aziatik
Nga Sabine Tenta, WDR Të mërkurën, Zyra Kriminale e Landit (LKA) Nordrhein-Westfalen (NRW) në Gjermani dhe Zyra Qendrore për Ndjekjen e Krimeve të Organizuara (ZeOS NRW) njoftuan një sukses hetimor: katër të dyshuar, që kërkoheshin me urdhër arresti ndërkombëtar, janë arrestuar. Të pandehurit dyshohet se kanë marrë trajnim ushtarak dhe se disa prej tyre kanë qenë pjesëtarë të Legjionit të Huaj Francez. Ata akuzohen se janë pjesë e një “lufte droge” midis bandave rivale. Thuhet se ata janë angazhuar si “shërbim me pagesë” për kryerjen e krimeve. LKA e përshkruan këtë si “Violence as a Service” – pra “Dhuna si shërbim”. Vjedhja e disa tonëve kanabis LKA e NRW-së e përshkroi këtë ngjarje, siç del nga hetimet e deritanishme: Një rol qendror luan një bos...