Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Tapë” në timon, shkaktoi aksident në Kamëz, AMP arreston efektivin
Foto ilustruese TIRANË- Punonjësi i policisë, Inspektor F. L., u arrestua në Kamëz pasi shkaktoi një aksident me dëme materiale. Ai po hetohet për drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt. Sipas njoftimit, mësohet se pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.91mg/l. Njoftimi: Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Inspektor F. L., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet pranë Komisariatit Nr.5, Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 16:40, duke drejtuar mjetin e tij në rrugën “George Bush” në Kamëz, është përfshirë në një aksident me pasojë...