Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Sanksionet ndaj Luftar Hysës/ Balliu: SHBA lufton kartelet, Rama i legalizon
Deputeti demokrat, Klevis Balliu ka reaguar pas vendimit të SHBA-së për të sanksionuar Luftar Hysën, bashkë me familjen e tij pasi ishin të përfshirë në kartelin meksikan të drogës “Sinaloa“. Në një reagim në rrjete sociale, Balliu shkruan se SHBA lufton kartelet ndërsa Rama i legalizon nisur nga fakti që ky i fundit i dha Hysës licensën për kazino gjatë një takimi në kryeministri në 2020. Reagimi i Klevis Balliut: SHBA shpalli non grata Luftar Hysën për lidhje me Kartelin Sinaloa, organizatën më të rrezikshme të trafikut të drogës në botë. Ndërsa Amerika lufton Sinaloan, Edi Rama e legalizon: në Shqipëri i njëjti person pritet në zyrën e Kryeministrit dhe quhet ‘biznesmen’. Kjo është diferenca mes një shteti që godet kartelin dhe një pushteti që bashkëpunon...