Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“U rrita me Gilmando Danin”/ Ish deputeti i PS-së flet për besnikun e Shullazit: Askush nuk e kishte frikë dhe të gjithë e donin..
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Halit Valteri, ka reaguar pas ngjarjes tragjike të ndodhur dy ditë më parë ku në rrethrrotullimin e Rinasit mbeti i vdekur Gilmando Dani dhe u plagos miku i tij, Muçi Shaljani. Përmes një postimi në rrjetet sociale Valteri ka bërë me dije se qysh fëmijë e njihte Danin, krahun e djathtë të Emiljano Shullazit dhe ndryshe nga sa po thuhet përgjatë ditëve të fundit, ai ishte një njeri i qetë dhe i respektuar në komunitetit. “Nuk e kisha menduar kurre se do te me duhej te shkruaja per nje ngjarje kaq te rende, qe la pas trishtim, frike dhe dhimbje. Vrasja e Gilmando Danit la nje shije te hidhur dhe mbolli frike ne zemren e cdo qytetari. Nje ngjarje qe tronditi opinionin publik, por edhe nje moment reflektimi per menyren se si po e trajtojme dhimbjen, humbjen dhe dhunen ne shoqerine tone. Une e njihja Gilmando Danin. Jetonim ne te njejten lagje qe kur isha femije. Ai nuk ishte njeriu qe po pershkruajne sot portalet dhe faqet qe garojne per klikime, duke shitur sensacionin ne...