Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
EMRAT/ Dyshohet se pastronin paratë e drogës në kazino, SHBA shpall non-grata 5 anëtarët e familjes së njohur shqiptare
Departamenti i Thesarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikes ka shpallur non grata 5 shqiptarë, të cilët pastronin paratë e pista në kazino në Meksikë. 5 personat, anëtarë të së njëjtës familje janë: Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa. Departamenti i Thesarit, thekson se grupi kriminal vepronte për llogari të Kartelit Sinaloa dhe kontrollonte një pjesë të madhe të territorit të Meksikës. “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG), i cili përfshin anëtarët e familjes Luftar Hysa ( Luftar ), Arben Hysa ( Arben ), Ramiz Hysa ( Ramiz ), Fatos Hysa ( Fatos ) dhe Fabjon Hysa ( Fabjon ), ka përdorur ndikimin e tij përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me seli në Meksikë – duke...