Skandali me ministrat ukrainas, Merz i bën thirrje Zelenskyt të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj korrupsionit qeveritar

Skandali me ministrat ukrainas, Merz i bën thirrje Zelenskyt të ndërmarrë veprime të ashpra ndaj korrupsionit qeveritar

Kancelari gjerman, Friedrich Merz i ka bërë thirrje Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky të ndërmarrë veprime kundër skandaleve të korrupsionit që kanë tronditur Kievin pas zbulimit të ryshfeteve me vlerë rreth 100 milionë dollarë në një kompani shtetërore të energjisë bërthamore. Qeveria e Ukrainës është nën presion këtë javë pas zbulimit të një skeme të përhapur ryshfeti në kompaninë shtetërore të energjisë bërthamore, që thuhet se ka një vlerë deri në 100 milionë dollarë. Edhe pse Volodymyr Zelensky nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në këtë rast, skandali prek njerëz të afërt me të dhe tashmë ka çuar në dorëheqjen e dy ministrave. Në këtë kontekst, zëdhënësi i Merz deklaroi se “në bisedën telefonike, Kancelari nënvizoi pritjet e qeverisë gjermane që Ukraina do të përparojë me vendosmëri...