Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Me kazino e restorante pastron paratë e kartelit Sinaloa, çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj mikut të Ramës, Luftar Hysa dhe familjarëve të tij
SHBA dhe Meksika godasin rrjetin ndërkombëtar të familjes Hysa, të lidhur me Kartelin Sinaloa Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për shpëlarjen e parave të kartelit meksikan, Sinaloa. Thesari amerikan tha se “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës" Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa. Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre? Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk...