Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pronarë resortesh e kazinoje…Të lidhur me kartelin “Sinaloa”? Katër vëllezërit “meksikanë” sanksionohen nga SHBA
foto ilustrim TIRANË- Biznesmeni Luftar Hysa bashkë me tre vëllezërit e tij, Luftar, Arben, Fatos, emrat e të cilëve kanë qarkulluar në mediat meksikane si të lidhur me kartelin e drogës "Sinaloa", janë sanksionuar nga SHBA-ja. Në media, ata citohen si emra të fuqishëm që zotërojnë disa kazino dhe biznese në fushën e Turizmit, ndërsa janë vënë shpesh në qendër të akuzave se pastrojnë paratë e kartelit famëkeq. Prej vitesh, biznesmeni shqiptar ka figuruar në media të ndryshme, jo vetëm ato të shtetit latin, në lidhje me krimin e organizuar dhe pastronte para për llogari të kartelit meksikan të drogës, Sinaloa, ndërsa vetë Hysa ka mohuar çdo lidhje me kartelin famëkeq të drogës. Cilat janë bizneset e tij fitimprurëse? Në vitin 2004, ai u bë përfaqësues zyrtar i një...