Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Nga Spanja për ta shitur në Fresk/ Operacion antidrogë në Tiranë, arrestohen dy kushërinj
Foto ilustruese TIRANË- Një operacion i befasishëm antidrogë është zhvilluar mbrëmjen e sotme në kryeqyetet. Mësohet se policia e Tiranës ka sekuestruar 2.2 kilogramë kokainë në zonën e Institutit, ndërsa në pranga kanë rënë dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin. Këta të fundit, kanë tentuar të arratisen gjatë ndërhyrjes së policisë, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut. Burime bëjnë me dije se dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut. Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Spanja, ndërsa policia po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje./ZËRI