Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Mbledhja e parë ndërqeveritare Shqipëri-Itali, Spiropali: Pikënisje historike për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mori pjesë në Samitin e parë Ndërqeveritar Shqipëri–Itali, ku delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama. Gjatë ditës, Spiropali zhvilloi edhe një takim bilateral me Zëvendës Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Antonio Tajani. Në një postim në platformën X, ministria Spiropali e cilëson mbledhjen e parë të përbashkët mes dy qeverive si një pikënisje historike për projekte të reja dhe bashkëpunim më të ngushtë. “Omnes viae Romam ducunt — Të gjitha rrugët të çojnë në Romë Mbledhja e parë e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Itali, një pikënisje historike për projekte të reja, për bashkëpunim edhe më të ngushtë dhe për rrugëtimin e përbashkët drejt një Europe më të bashkuar.”, shkruan Spiropali. Ky samit ndërqeveritar përfaqëson një...