Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Rama: Shqipëria gati për marrëveshje me BE-në pa të drejtë vetoje!
Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me homologen italiane Meloni hodhi edhe njëherë tezën se Shqipëria është gati të pranojë një marrëveshje me BE-në, për anëtarësim pa të drejtë vetoje. Rama tha se janë gati që të nënshkruajnë marrëveshjen dhe të përfaqësohen nga Komisari Europian Italian. “Siç theksova edhe gjatë mbledhjes, dhe siç kam thënë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian, pa kërkuar as veto dhe as votë. Nuk na intereson kjo pjesë. Ne jemi ithtarë të vendosur dhe fanatikë të vlerave europiane, dhe jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen. Mund të përfaqësohemi nga Komisari europian italian. Do të ishte shumë për ne”, tha Rama.