Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Goditi me grusht këshilltarin, Gjykata liron Muçllarin
Gjykata e Korçës ka liruar nga qelia Kevi Muçllarin, duke e cilësuar si të paligjshëm arrestimin e tij nga policia e Pogradecit. Seanca u zhvillua paraditen e sotme, ku prokuroria kërkoi masën e “detyrimit për paraqitje”, ndërsa gjykata rrëzoi kërkesën dhe vendosi lirimin e menjëhershëm të Muçllarit. Avokati i tij, Endri Çela, deklaroi pas seancës se ndalimi ishte i pajustifikuar dhe se klienti i tij u mbajt në mënyrë të padrejtë për tre ditë. Kevi Muçllari u arrestua tre ditë më parë nga efektivët e Komisariatit të Pogradecit, nën akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, pas një përplasjeje fizike me një këshilltar gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Pogradecit. Ngjarja ndodhi pas debatit të ashpër për projektvendimin mbi dhënien me qira të tokave shtetërore...