“Po penalizohemi padrejtësisht”/ Frikë nga pesticidet, mbi 60 mijë ton mandarina mbeten stok, reagojnë ashpër fermerët

“Po penalizohemi padrejtësisht”/ Frikë nga pesticidet, mbi 60 mijë ton mandarina mbeten stok, reagojnë ashpër fermerët

Në Konispol eksporti i mandarinave është bllokuar. Gjithçka nisi pas një lajmi për agrumet me pesticide. Fermerët dhe grumbulluesit gjenden sot përballë një krize të paprecedentë. “Unë, për shembull, kam pesë vjet që nuk grumbulloj pa analiza. Kam një bashkëpunim shumë të mirë me marketet Lidl në Europë. Ata vijnë, marrin mostrat në çdo parcelë, në çdo fermer, bëjnë analizën dhe në bazë të analizës bëjnë tërheqjen e produktit. Deri sot unë kam bërë mbi 100 analiza për sivjet dhe të gjitha janë të përkryera. Në analiza del tek-tuk ndonjë karencë e lartë, por jo pesticide të ndaluara. Janë preparate të lejuara, por që ndonjëherë nuk janë në afatin kohor të vjeljes. Ne, në bashkëpunim me fermerët, vendosim datën e saktë për vjelje. Atëherë nga...