“Mizori, dhunë, vrasje dhe përdhunime”, Rubio bën thirrje për veprim ndërkombëtar ndaj Sudanit: Të ndërpritet furnizimi me armë

“Mizori, dhunë, vrasje dhe përdhunime”, Rubio bën thirrje për veprim ndërkombëtar ndaj Sudanit: Të ndërpritet furnizimi me armë

Sekretari i Shtetit të SHBA, Marco Rubio, ka bërë thirrje për veprime ndërkombëtare me qëllim ndërprerjen e furnizimit me armë të Forcave Paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) të Sudanit, të akuzuara për vrasje masive në el-Fasher. Në përfundim të takimit të ministrave të jashtëm të G7 në Kanada, Rubio deklaroi se RSF-ja ka kryer mizori sistematike, duke përfshirë vrasje, përdhunime dhe dhunë seksuale ndaj civilëve. Ushtria e Sudanit akuzon Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetje të RSF-së me armë dhe mercenarë të dërguar përmes vendeve afrikane. Nga ana tjetër, Emiratet kanë mohuar vazhdimisht këto akuza. Që nga prilli i vitit 2023, RSF-ja ka qenë në luftë me ushtrinë sudaneze, pasi përplasjet për pushtet ndërmjet udhëheqësve të tyre u përshkallëzuan në një luftë civile të...