Nëna e 27-vjeçarit shqiptar ndërroi jetë nga arrest kardiak, nuk duroi humbjen e djalit të vetëm

Nëna e 27-vjeçarit shqiptar ndërroi jetë nga arrest kardiak, nuk duroi humbjen e djalit të vetëm

Tragjedia që goditi komunitetin e Euboës dhe Beotisë ka marrë një dimension edhe më të dhimbshëm. Nëna e 27-vjeçarit shqiptar, punëtor ndërtimi, i cili u gjet i djegur brenda një makine në Skurta të Beotisë më 8 nëntor, ndërroi jetë dje nga arrest kardiak, duke mos e përballuar humbjen e djalit të saj.Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave" Detajet e para nga ngjarja tronditëse tregojnë se i riu nga Khalkidhë ishte tërhequr në Vilia për një takim me një grua të njohur përmes një aplikacioni takimesh. Por takimi ishte një kurth i mirë-organizuar. Sipas policisë, ai u mbajt peng për rreth 24 orë, u torturua, pastaj u qëllua për vdekje, dhe më pas trupin e transferuan në Skurta, duke i vënë zjarr makinës për...