Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK
Këtë të enjte ka mbërritur në ambientet e SPAK ish-drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku. Sipas burimeve, drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, pritet të pyetet nga SPAK në kuadër të hetimeve për dosjen e 21 janarit. Në kohën e ngjarjes, Rrumbullaku mbante detyrën e drejtorit të rendit publik në Policinë e Shtetit. Më herët, për të njëjtën çështje, janë marrë në pyetje edhe ish-drejtues të tjerë të policisë, mes tyre Hysni Burgaj dhe Agron Kuliçi. Ndërkohë, për këtë dosje, të premten është thirrur për të dëshmuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha.