Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Horror në Itali/ Nëna vret dalin 9-vjeçar, i pret fytin me thikë
Një ngjarje makabër ka ndodhur në Trieste të Italisë, ku një nënë i ka marrë jetën të birit 9-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Muggia, në provincën e Triestes. Autorja është identifikuar si Olena Stasiuk, një ukrainase 55-vjeçare, e cila sipas mediave italiane, përdori një thikë të madhe kuzhine për ta vrarë. Trupi i pajetë i fëmijës u zbulua të mërkurën në mbrëmje nga policia, pas njoftimit nga babai. Ky i fundit nuk mund të kontaktonte gruan, pasi ishin të ndarë prej kohësh. Ajo duhet t’ja kthente djalin babait në orën 9 të mbrëmjes, por i mori jetën. Me të mbërritur në shtëpinë në qendër të Muggia-s, oficerët e gjetën nënën në gjendje shoku dhe mundën vetëm të konfirmonin vdekjen e fëmijës, të gjetur...