‘Lubia po terrorizon eksponentët e tjerë të partisë’, Berisha: Balluku kërcënon ata që i dalin kundra

‘Lubia po terrorizon eksponentët e tjerë të partisë’, Berisha: Balluku kërcënon ata që i dalin kundra

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër zv/kryeministren Belinda Balluku, e cila aktualisht është e pandehur nga SPAK, duke e akuzuar për terror ndaj eksponentëve të tjerë të PS dhe për përdorimin e presionit përmes dosjeve ndaj tyre. Në një deklaratë për mediat, Berisha theksoi: “Vazhdon terrori për Lubi Ballukun ndaj eksponentëve të tjerë të partisë së krimit. E armatosur gjer në dhëmbë me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme që Oltjon Bistri ka kryer me porosi të saj dhe Edi Ramës, të ambasadave, institucioneve, të drejtuesve dhe ministrave të qeverisë socialiste, Lubi Balluku tani iu ka imponuar atyre Omerta-n, kodin mafioz të heshtjes.” Berisha shtoi se, sipas tij, Balluku nuk përdor kërcënime fizike, por kërcënimin me dosje publike, të cilat mund...