Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Buxheti i KLSH rritet me 13% në 2026, kërkohet shtim personeli dhe godinë e re
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) paraqiti sot, në Komisionin Parlamentar për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, projektbuxhetin për vitin 2026, i cili synon të mbështesë me burime të mjaftueshme rolin auditues të institucionit. Përfaqësuesja e KLSH-së, Alketa Kalleshi, bëri të ditur sot se projektbuxheti parashikon një fond total prej 885 milionë lekësh, të ndarë në tre zëra kryesorë: paga dhe sigurime, shpenzime për mallra e shërbime, si dhe shpenzime kapitale në vlerën 91,6 milionë lekë. Sipas Kalleshit, për vitin 2026 KLSH ka kërkuar rritjen e numrit të punonjësve në 253, ose 10 më shumë se organika aktuale. “Kërkesa jonë për shtimin e personelit mbështetet në rritjen e kërkesave nga Kuvendi dhe nevojën për më shumë auditime në fusha me ndjeshmëri të lartë publike,...