Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Propozimi i Celibashit: Administrata zgjedhore të mos dominohet 100% nga partitë
Këtë të enjte në Tiranë, 13 nëntor, u zhvillua një aktivitet prezantues për projektin e ri të Këshillit të Europës “Mbështetje për Ciklin e Procesit Zgjedhor në Shqipëri – Zyra e Këshillit të Evropës në Tiranë (SECA)”. I ftuar ishte edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili tha se ky është një nga projektet më të rëndësishme për KQZ-në që ka të bëjë me trajnimin e administratës zgjedhore. Ai bëri me dije se nga 40 mijë komisionerë që angazhohen në procesin zgjedhor, vetëm 30% e tyre janë të trajnuar nga KQZ. Celibashi theksoi se dominimi vetëm nga partitë politike i administrimit të zgjedhjeve ka krijuar, “handikapin e vet në lidhje me standardin profesional të administrimit të zgjedhjeve”. Prandaj bëri thirrje se është e rëndësishme që...