Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Arrestohet “bosi” serb i drogës në Spanjë, djali i ish-futbollistit të njohur të La Liga-s
Një operacion i përbashkët i Policisë Kombëtare dhe Gardës Civile spanjolle ka çuar në shkatërrimin e një prej rrjeteve më të mëdha të trafikut të drogës në ishujt Balearikë. Në qendër të këtij grupi që vepronte në Mallorca dhe Ibiza qëndronte Stefan Milojević, djali i ish-sulmuesit të njohur serb Goran Milojević, ish-lojtar i Mallorcës dhe Celtës. Stefan, ish-sportist dhe luftëtar profesionist MMA, akuzohet si lider dhe financier i një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha kokaine dhe hashashi nga Evropa drejt Spanjës. Hetimet, të zhvilluara gjatë dy viteve të fundit në kuadër të operacionit “Enroque Bal Manso”, kanë zbuluar lidhje të rrjetit me mafiet ndërkombëtare, përfshirë kontakte për furnizime me armë zjarri, mes tyre AK-47. Autoritetet kanë sekuestruar 3200 kilogramë drogë, 1.54 milionë euro...