Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
Poezi që kërkon durim për t’u lexuar dhe kulturë leximi për t’u kuptuar dhe përjetuar
Majlindë Sinani-Lulaj …i njëjti gur, “Littera”, Prishtinë, 2025 Nga Merxhan Avdyli E dëshmuar si poete e talentuar, që me librin e saj të parë poetik “Muranë fjalësh”(2021) Majlinda Sinani-Lulaj vjen tash e ridëshmuar si poete me librin e saj të dytë poetik “…i njëjti gur”, i cili ka një ndërlidhje të fortë, qoftë në kuptimin konceptual, qoftë në kuptimin metaforik e simbolik. Duke qenë lexues i vëmendshëm i poezisë së Majlindës mund të them pa hezitim se idetë e saj poetike kanë një koherencë dhe një kohezion të qëndrueshëm dhe si të tilla për asnjë çast nuk mbeten të parealizuara, si në aspektin letrar e artistik, ashtu edhe në aspektin figurativ dhe estetik. Prandaj, se Majlinda Sinani Lulaj është poete tashmë e dëshmuar, nuk ka...