Tragjike në Greqi! I ngeci shalli në mikserin e brumit, 49 vjeçarja humb jetën

Tragjike në Greqi! I ngeci shalli në mikserin e brumit, 49 vjeçarja humb jetën

Trishtim dhe tronditje ka shkaktuar në Damasio të Larisës një ngjarje tragjike që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së enjtes, ku një 49-vjeçare, pronare furre, humbi jetën tragjikisht gjatë punës. Sipas të dhënave të para, gruaja humbi jetën pasi makineria e brumit e tërhoqi nga shalli që mbante në qafë, duke e mbytur. Një pronar i një furre ngjitur me atë të viktimës, në deklaratë për ANT1, tha se “ajo kishte përfunduar prodhimin dhe po pastronte makinën. Sipas kunatit të saj, ajo mbante një shall, i cili u përfshi në mekanizmin e makinerisë kur ajo u ndez papritur. Shallin ia shtrëngoi fort në qafë dhe e mbyti”. Gruaja ishte nënë e dy fëmijëve  një vajzë që punon si mjeke dhe një djalë...