Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
“Investoni në projekte që të keni përfitime”/ Si “fallxhorja” mashtronte qytetarët në Australi, përfitoi 46 mln dollarë nga parashikimet e rreme
Policia australiane ka arrestuar një nënë dhe vajzën e saj, të cilat akuzohen për një mashtrim financiar nga komuniteti vietnamez në Australi, duke i mashtruar ata për një shumë prej 46 milionë dollarësh australianë. Të dyshuarat janë një pjesë e një sindikate të sofistikuar kriminale që operon në pastrim parash dhe mashtrime financiare. Arrestimi i dyshes u bë në Sydney, në një rezidencë të luksit në Dover Heights. Policia sekuestroi pasuri të shumta gjatë arrestimeve, përfshirë një shufër ari 40 gramëshe, çanta luksoze, dhe dokumente financiare që lidhin dyshen me aktivitetet e paligjshme. Hetimet janë zgjeruar, me sekuestrimin e aseteve të tjera që arrijnë deri në 60 milionë dollarë australianë. Sipas hetimeve, nëna, e cila ishte një fallxhore dhe mjeshtër i feng shui-t, përdorte ndikimin...