Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“Presidenti që ndau drejtësinë: Nawrocki përballë 46 gjyqtarëve”
Bota E Enjte, 13 Nëntor 2025 11:01 Sistemi gjyqësor në Poloni përballet me tensione të reja, pas vendimit të Presidentit Karol Nawrocki për të refuzuar emërimin e 46 gjyqtarëve të propozuar nga qeveria liberale. Në një postim në platformën X, Nawrocki akuzoi juristët e propozuar se po minojnë sistemin ligjor dhe kushtetues të vendit, duke ndjekur “këshilla të këqija nga Ministri i Drejtësisë”. Ai theksoi se emërimi është një prerogativë presidenciale, ndaj ka të drejtë ta refuzojë. Ky vendim vjen në kontekstin e një konflikti të hapur me Ministrin e Drejtësisë, Waldemar Žurek, i cili po përpiqet të përmbysë reformat e sistemit gjyqësor të prezantuara nga ish-qeveria e krahut të djathtë, Ligj dhe Drejtësi (PiS). Gjatë mandatit të saj, një Këshill i ri Kombëtar i...