Kate Middleton shpall datën dhe temën e koncertit të Krishtlindjeve, me një të ftuar të veçantë nga Hollivudi

Kate Middleton shpall datën dhe temën e koncertit të Krishtlindjeve, me një të ftuar të veçantë nga Hollivudi

Princesha e Uellsit, Kate Middleton, ka njoftuar se do të organizojë për të pestin vit radhazi koncertin tradicional “Together at Christmas” në Westminster Abbey, më 5 dhjetor. Ngjarja, tashmë e kthyer në një traditë të dashur festive, këtë vit do të ketë si temë “dashurinë në të gjitha format e saj”. Kensington Palace bëri të ditur se në koncert do të marrin pjesë edhe emra të njohur të artit, përfshirë aktoren fituese të “Oscar”-it, Kate Winslet, aktoren Hannah Waddingham, këngëtarin Dan Smith dhe aktorin Chiwetel Ejiofor. Winslet do të jetë pjesë e këtij eventi pas emërimit të saj si ambasadore e “The King’s Foundation”, një nga bamirësitë e Mbretit Charles. Shërbesa do të ndërthurë elemente tradicionale dhe moderne, me këngë korale dhe lexime nga të...