Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Pas Veliajt edhe Metës, edhe Berisha ‘provon fatin’ në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data e seancës
sali berisha ne kushtetuese TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 17 dhjetor për shqyrtimin e ankimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i shtatorit dhe dhjetorit të 2024 që e la në arrest në shtëpi. Në këtë gjykatë, Berisha kërkon të shfuqizojë si antikushtetues vendimet gjyqësore për lënien e tij në masën e "arrestit në shtëpi". Shqyrtimi i ankimit do të bëhet mbi bazë dokumentesh, pa praninë e ish-kryeministrit, njësoj si procedura që do të ndiqet dhe për ish-presidentin Ilir Meta. Nga rastet e fundit që lidhen me politikanët, e vetmja seancë që ka qenë publike është ajo për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, për të cilin Gjykata Kushtetuese vendosi që të rrëzonte shkarkimin nga Këshilli...