Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Padia e Berishës në Gjykatën Kushtetuese, caktohet data kur do të zhvillohet seanca
Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën se kur do të zhvillohet seanca për padinë e bërë nga Sali Berisha. Mësohet se seanca pa praninë e palëve dhe mbi bazë dokumentesh do të zhvillohet më 17 dhjetor, ora 10:00. Kujtojmë se Berisha kërkon që të shpallet i papajtueshëm me Kushtetutën vendimi i shtatorit dhe dhjetorit të 2024 që e la në arrest në shtëpi. Kujtojmë se në vitin 2024, po Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë pjesërisht Sali Berishës në një padi ndaj masave të para të sigurisë ndaj tij, atë të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit për të dalë jashtë vendit. Asokohe “Kushtetuesja” shfuqizoi masën për ndalim jashtë vendit duke e konsideruar si cënim të proporcionalitetit. Më 21 Tetor 2023, Gjykata e Posaçme, me kërkesë të...