Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Arrestohet fallxhorja, kishte fituar 40 milionë euro, i mashtronte klientet se do gjenin burrë të pasur
Një grua 53-vjeçare, e cila hiqej si fallxhore dhe mashtronte viktimat e saj duke arritur që të përfitojë rreth 40 milionë euro, është arrestuar nga autoritetet australiane. 53-vjeçarja u arrestua të mërkurën në periferi të Sidneit, Dover Heights, së bashku me vajzën e saj 25-vjeçare, e cila u paraqit si mësuese e feng-shui. Ajo dyshohet se i bindi viktimat e saj, kryesisht gra vietnameze të cenueshme të merrnin kredi, duke mbajtur një pjesë për vete dhe duke u thënë atyre se parashikonte një “miliarder” në të ardhmen e tyre. Mbi 53-vjeçaren rëndojnë 39 akuza, duke përfshirë drejtimin e një organizate kriminale dhe marrjen e përfitimeve financiare me anë të mashtrimit. Ndaj vajzës së saj rëndojnë shtatë akuza duke përfshirë administrimin e të ardhurave nga krimi...