Frika që solli lufta Rusi-Ukrainë/ ‘Do të funksionojë si lotaria’, CDU/CSU dhe SPD arrijnë marrëveshjen për shërbimin ushtarak

Frika që solli lufta Rusi-Ukrainë/ ‘Do të funksionojë si lotaria’, CDU/CSU dhe SPD arrijnë marrëveshjen për shërbimin ushtarak

Lufta në Ukrainë ndezi debatin për shërbimin ushtarak në Gjermani. Tani CDU/CSU dhe SPD kanë gjetur një zgjidhje. Drejtuesit e grupeve parlamentare të CDU/CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje bazë se si mund të organizohet shërbimi ushtarak i ardhshëm në Gjermani, njoftoi televizioni ARD në Berlin. Marrëveshja u arrit pas konsultimeve mes ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD) dhe përfaqësuesve të partive të koalicionit. Në takim morën pjesë drejtuesit e grupit parlamentar të CDU/CSU dhe SPD, Jens Spahn (CDU) dhe Matthias Miersch (SPD), si dhe ekspertë të mbrojtjes nga të dyja partitë. Detajet bëhen të ditura të enjten (13.11.) por sipas informacioneve të disa mediave gjermane modeli për të cilin është rënë në ujdi, parashikon kontrollin mjekësor të të gjithë grupmoshës së të rinjve...