Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Qante dy orë në makinën time dhe ankohej për vëllezërit”, Valon Ademi zbulon krisjen me Behgjet Pacollin: Ose ai, ose unë në burg!
valon ademi dhe behgjet pacolli TIRANË- Valon Ademi, aksioner në ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, ka qenë mbrëmjen e djeshme në studion e emisionit Opinion, ku ka zbuluar historinë e njohjes dhe më pas përplasjen me Behgjet Pacollin. Ademi, i cili drejton një kompani që merret me ndërtime në infrastrukturë kryesisht në Kosovë, tha se ai ka qenë i pari që ka shfaqur interes për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, por nuk mund të përmbushte kriteret e koncensionit, dhe për këtë i është dashur bashkëpunimi me Pacollin, të cilin deri atëherë nuk e ka njohur. Ademi tha se me Pacollin janë njohur përmes pozicionit që a ika pasur si konsull i Shqipërisë në Kosovë, dhe e ka ndihmuar ish-politikanin që të pajisej me pasaportën shqiptare....