Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
34% më shumë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës, gjatë korrikut
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër bëri të ditur se, gjatë muajit që lamë pas, në Kalanë e Gjirokastrës, u regjistrua një numër i lartë vizitorësh për periudhën 1 korrik -31 korrik 2025. Vizitat turistike në Kalanë e Gjirokastrës kanë ardhë duke u rritur krahasuar me atë të një viti më parë. 48,273 vizitorë u regjistruan gjatë korrikut ose 34% vizitorë më shumë krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Kalaja e Gjirokastrës është e vendosur mbi një kodër pak të shkëputur nga Mali i Gjerë, e ngritur në një pikë vrojtuese rreth 370 metra mbi nivelin e detit. Krahasuar me kalatë mjesjetare të tjera të vendit, kjo kala është më e vogël nga sipërfaqja dhe ruhet në gjendje më të mirë. Gjerësia...