Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
‘Game Over’ në Vlorë/ Goditet aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit, arrestohen pronari dhe administratori
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Game Over” në qytetin e Vlorës, ku u godit një rast i organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit në një lokal. Pronari dhe administratori u arrestuan në flagrancë, ndërsa u sekuestruan pajisje kompjuterike, çipsa pokeri dhe një përforcues metalik grushti, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme. Njoftimi i policisë Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over”, goditet një rast i organizimit të paligjshëm i lojërave të fatit në një lokal, në qytetin e Vlorës. Arrestohen në flagrancë pronari dhe administratori i lokalit, të cilët organizonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri. Sekuestrohen 7 pajisje kompjuterike, një valixhe me çipsa dhe një përforcues metalik grushti. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në...