Skandal korrupsioni në Ukrainë, në krye bashkëpunëtori i ngushtë i Zelenskit

Skandal korrupsioni në Ukrainë, në krye bashkëpunëtori i ngushtë i Zelenskit

Foto ilustruese KIEV- Skandali i korrupsionit në Ukrainë po zgjerohet: Ministri i Drejtësisë, Herman Halushçenko, dhe Ministrja e Energjisë, Svitlana Hrynçuk, dhanë dorëheqjen me kërkesë të Presidentit Volodymir Zelenski. Kërkesa e Zelenskit erdhi pas njoftimeve të Zyrës Kombëtare Kundër Korrupsionit (NABU) lidhur me një skemë pastrimi parash në shkallë të gjerë në sektorët e energjisë dhe të mbrojtjes. Të dy ministrat i mohuan akuzat kundër tyre. Oleksandr Abakumov, drejtuesi i ekipit përkatës hetimor, deklaroi se gjatë hetimeve, janë bërë mijëra orë regjistrime audio, të cilat ofrojnë prova kundër një grupi kriminal të rangut të lartë që vepronte në sektorët e energjisë dhe të mbrojtjes. Deri tani janë arrestuar pesë të dyshuar, nga shtatë vetë që dyshohet se i përkasin grupit kriminal. Si funksiononte sistemi i korruptuar? Sipas hetimeve anëtarët e grupit...