Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Frrok Çupi: ‘21 Janari’ ishte vrasje shtetërore, prokurorët e kthyen kryeministrin në viktimë dhe popullin në fajtor
Analisti Frrok Çupi është rikthyer te ngjarjet e 21 Janarit 2011, duke i quajtur ato vrasje shtetërore që ende nuk kanë marrë drejtësi. Ai thotë se shteti vrau popullin dhe më pas shpalli fajtor viktimat, ndërsa sot drejtësia ende endet “te varret”. “Të premten në ora dhjetë paradite kanë njoftuar se kryeministri që kreu vrasje shtetërore, do të paraqitet në Prokurori. Në 21 Janar 2011 qeveria vrau Aleks Nikën, Ziver Veizin, Hekuran Dedën dhe Faik Myrtaj. Asnjëri nga e njëjta krahinë me tjetrin, as vetëm gegë as vetëm toskë. Kësaj të premteje mund të ndodhë. A do të arrestohet kryeministri, a do të përgëzohet, apo do t’i merret qimja si ekzemplarë i rrallë për hetimin?…, këtë nuk e dimë. Dimë që kurrë nuk u bind...