Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Lidh Prishtinën me Durrësin, Rama: Hekurudha ‘kuq e zi’ tashmë merr udhë (Video)
                            “Hekurudha kuq e zi tashmë merr udhë”, ka shkruar kryeministri krahas videos. Projekti u prezantua një ditë më parë. Ministri i Financave Petrit Malaj tha se financimi për këtë projekt do të kalojë në disa faza. Hekurudha që lidh Durrësin me Prishtinën, ka rëndësi jo vetëm për transportin e mallrave dhe qytetarëve por do të përdoret edhe për qëllime ushtarake. Hekurudha pritet të kalojë pjesërisht në gjurmën ku do të ndërtohet hekurudha Vorë-Hani i Hotit, pritet të kalojë nga Durrësi, drejt Milotit, Mjedë, Shkodër, Gjakovë dhe më pas në Prishtinë.