Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
“Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në teatrin Metropol, një nga tre produksionet teatrore në festivalin “Metrofest”
Nga Julia Vrapi Shfaqja teatrore “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” erdhi në skenë si një nga tre produksionet në festivalin “Metrofest”, që këtë vit po zhvillon edicionin e nëntë të tij. Festivali i veprave shqipe është një nga projektet që ka nisur disa vite më parë pranë këtij teatri në Tiranë, ndërsa çdo edicion sjell për publikun produksione të ndryshme teatrore. Këto mbrëmje të nëntorit në vijim të shfaqjeve të festivalit në skenën e teatrit Metropol në Tiranë u shfaq dhe drama “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” sipas romanit të shkrimtarit Ismail Kadare, me regji nga Erina Lazi dhe interpretimin e shtatë aktorëve. Kjo vepër teatrore është vënë dhe më parë në skenën tonë, por këtë sezon artistik erdhi në festivalin “Metrofest” në teatrin Metropol....