Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Louis Vuitton befason botën me kremin e çokollatës/ Një kavanoz kushton 500 euro
Shtëpia e njohur franceze e modës Louis Vuitton ka surprizuar ndjekësit me lëvizjen e saj më të fundit — një bashkëpunim me mjeshtrin francez të pastiçerisë Maxime Frédéric, që ka rezultuar në krijimin e një kremi çokollate të limituar. Ky produkt i veçantë, i përshkruar si “bashkimi i mjeshtërisë së firmës me përbërësit artizanalë”, është kthyer menjëherë në një hit. I themeluar në vitin 1854 nga vetë Louis Vuitton, brandi është i njohur për çantat dhe valixhet e tij ikonike me logon karakteristike. Por këtë herë, shtëpia e modës ka hyrë në një territor krejt të ri — botën e ëmbëlsirave luksoze. Kremi i çokollatës, i bërë nga lajthi italiane dhe kakao me origjinë të vetme, ka një çmim që varion nga rreth 38 deri...