Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë

Përmbytet anija pranë Libisë, zhduken 42 emigrantë

42 emigrantë, përfshirë sudanezë, somalezë, kamerunas dhe nigerianë, janë të zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pas përmbytjes së anijes së tyre pranë bregut të Libisë. Anija ishte nisur nga qyteti Zuëara më 3 nëntor. Në bord ndodheshin 49 persona. Shtatë prej tyre mbijetuan gjashtë ditë në det dhe u shpëtuan më 8 nëntor. Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) paralajmëron “nevojën urgjente për rrugë sigurie dhe operacione më efektive shpëtimi” në Mesdheun Qendror, ku mbi 1 mijë emigrantë kanë humbur jetën këtë vit. Grupet e të drejtave të njeriut dhe agjencitë e OKB-së akuzojnë rojet bregdetare libiane për dhunë dhe shkelje të të drejtave të migrantëve, ndërsa koalicione evropiane kërkimi dhe shpëtimi kanë ndërprerë bashkëpunimin me Libinë për shkak të këtyre abuzimeve. Mesdheu Qendror mbetet rruga më...