A është SPAK i ndikuar nga politika? Gonzato në “Top Story”: Tranzicionet janë të vështira, korrupsioni brenda gjyqësorit…

A është SPAK i ndikuar nga politika? Gonzato në “Top Story”: Tranzicionet janë të vështira, korrupsioni brenda gjyqësorit…

Gazetarja: I nderuar Ambasador, jam shumë e lumtur që patëm mundësi të zhvillonim këtë intervistë me ju. Është vërtet një moment i mirë për të pasur njohuritë tuaja, si për analizën politike ashtu edhe për mentalitetin e shoqërisë shqiptare në tërësi ndaj integrimit evropian, të cilin mezi presim ta shohim me sy realistë. Faleminderit për kohën tuaj dhe që po e bëjmë këtë intervistë në një moment shumë konkret dhe aktual. Ambasadori: Jam unë ai që ju falënderoj, në fakt, që më pritët në emisionin tuaj sepse, siç e thatë edhe ju, ky është një moment mjaft i rëndësishëm në historinë e rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Prandaj jam i kënaqur që mund ta zhvillojmë këtë bisedë sot. Gazetarja: Është e saktë nëse them...