Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
“Drejtues Policie të lidhur me kr*min”, Qafoku: E tha vetë Altin Dumani në Parlament
Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 21:41 Gazetari Roland Qafoku flet për shqetësimin për mos bashkëpunimin e Policisë e Shtetit me komunitetin, por edhe për mos marrjen e asnjë mase pas deklaratës së bujshme në parlament të Altin Dumanit, i cili tha që drejtues të policisë së shtetit janë të lidhur me krimin. ”Ç’është kjo shkëputje e policisë me komunitetin. Nëse nuk ke bashkëpunim me komunitetin me kë të ke? Me krimin. Ajo që ka thënë drejtuesi i SPAK që drejtues të policisë së shtetit janë të lidhur me krimin, e tha në parlament. Puna është a ka marrë ndonjë masë pas kësaj? As u shkarkua njeri, asgjë. Ata nuk bëjnë asnjë konferencë për shtyp, jo të vijnë në studio”.